TRAJNIM VAZHDUES PËR GJYQTARËT E GJYKATAVE ADMINISTRATIVE – STANDARDET EUROPIANE MBI TË DREJTËN E AZILIT

Më datë 27 maj 2016 u organizua trajnimi “Standardet Europiane mbi të Drejtën e Azilit”, një bashkëpunim i Qendrës Europiane dhe Fondacionit Konrad Adenauer, mbështetur ngushtësisht nga Shkolla e Magjistraturës, në kuadër kjo dhe të programit të trajnimit vazhdues për gjyqtarët. Trajnimi ka për qëllim të sjellë më pranë gjyqtarëve dhe profesionistëve të tjerë të së drejtës standardet europiane, ato të GjEDNJ-së si dhe legjislacionin kombëtar të Shqipërisë lidhur me të drejtën e azilit, e cila së fundmi ka qenë kryefjala e diskutimeve në agjendën evropiane.

Gjendja lidhur me azilkërkuesit dhe refugjatët në kërkim të një jetë më të sigurt jashtë vendeve të tyre është përkeqësuar së tepërmi kohët e fundit. Miliona njerëz tashmë kanë kërkuar azil, në veçan­ti në Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian ku si portë hyrëse kanë shërbyer kryesisht vendet e Mesdheut dhe sidomos Greqia. Gjithashtu, gjatë viteve 2014 dhe 2015 mijëra qytetarë të Ballkanit Perëndimor u larguan për të kërkuar azil në vendet BE-së, veçanërisht në Gjermani, me arsyetimin e gjendjes së mjeruar ekonomike.

Duke qenë se situata kërkon trajtimin e duhur dhe përmirësimin e njohurive lidhur me të drejtën e azilit Qendra Europiane dhe KAS Shqipëri e panë mjaft me relevancë organizimin e këtij trajnimi. Fjala përshendetëzse u mbajt nga Znj. Ina Xhepa, Drejtore Ekzekutive e Qendrës Europiane, e cila u pasua nga përfaqësuesja e KAS Shqipëri, Znj. Klaudja Zerva dhe më pas u vijua nga Z. Hortenc Balla, Përfaqësues i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, i cili bëri disa ndërhyrje lidhur me rolin e UNHCR në Shqipëri.

Për realizimin e këtij trajnimi ishin përzgjedhur ekspertët më të mirë të fushës, të cilët trajtuan këtë problematikë përmes temave të përzgjedhura.

Znj. Nuala Mole – Eksperte e të drejtave të njeriut dhe themeluese e Qendrës AIRE erdhi me temën “Mbivendosjet e rregullimeve ligjore europiane në lidhje me të drejtën e azilit: disa aspekte kyçe”

Znj. Evis Alimehmeti – Eksperte e të Drejtave të Njeriut, Lektore pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT, Shkollës së Magjistraturës solli temën “Mbrojtja e azilkërkuesve në kuadër të KEDNJ-së dhe jurisprudencës së GJEDNJ-së”

Znj. Luljeta Ikonomi – Eksperte për të Drejtën Migratore, Lektore pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT “Ndalimi i azilkërkuesve të refuzuar/migrantëve të parregullt në qendrat e mbylluara: Direktiva e BE-së për ndalimin dhe zhvillimet në praktikën gjyqësore të GJED-së dhe GJEDNJ-së për ndalimin”

Në rolin e lëhtësueses për këtë trajnim ishte zgjedhur Znj. Majlinda Bejleri (Gjyqtare), e cila solli raste nga praktika ne vendin tonë, duke e bërë më të kuptueshme në aspektin praktik aplikimin e të drejtës së azilit.

Pra nga gjithë sa u trajtua, situata e krijuar ka derivuar problematika në mirëfunksionimin e të drejtës ndër­kombëtare të refugjatëve, Sistemin e Përbashkët Evropian për Azilin, standardet e kërkuara nga KEDNJ dhe legjislacionet kombëtare të refugjatëve të disa vendeve. Për këtë, çështjet e azilit në Evropë kërkojnë vëmend­jen dhe trajtimin në mënyrën e duhur për zgjidhjen e situ­atës, ku përveç të tjerave duhet bashkëpunimi e shprehja e vullnetit të mirë të gjithë palëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli