TRAJNIMI NDËRDEPARTAMENTAL NË KUADËR TË PROGRAMIT KLINIK LIGJOR UT-FL

JuST- USAID dhe Qendra Europiane, në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë – UT, vijojnë ciklin e trajnimeve në kuadër të Programit të Arsimit Klinik Ligjor. Ditën e sotme, datë 22 prill, ora 11:00 në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, u zhvillua dita e parë e Trajnimit Ndërdepartamental.

Pjesë e këtij trajnimi janë studentët e Fakultetit të Drejtësisë, UT nga tre departamentet, civil, penal dhe publik dhe po në të njëjtën linjë janë dhe trajnerët e tre departamenteve, përkatësisht

Dekani i FDUT, Prof. Dr. Altin Shegani – Departamenti Penal

Prof. Asoc. Evis Alimehmeti – Departamenti Publik

Prof Asoc. Nada Dollani – Departamenti Civil

Duke vlerësuar si shumë të rëndësishëm procesin e promovimit të standardeve të lirive themelore dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri, si një pjesë e pandarë e konsolidimit të shtetit të së drejtës, si dhe konsiderimit të Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut si një “shkallë e katërt” e sistemit gjyqësor dhe numrit gjithnjë e në rritje të rasteve të dërguara nga qytetarët shqiptarë në GJEDNJ, për trajnimin ndërdepartamental u mendua organizimi i një “Gjyqi Simulues i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut”.  Dita e sotme pati më tepër një qasje teorike ku u bë një përshkrim i përgjithshëm mbi funksionimin e GJEDNJ, trajnimi i studentëve si dhe ndarja e roleve përkatësisht si, Përfaqësues të Shtetit, Përfaqësues të Aplikantit dhe Gjyqtarë, sipas kazusit fiktiv ku janë shkelur të drejtat e njeriut.

Nesër në datë 23 prill do të zhvillohet “Gjyqi Simulues i GJEDNJ”, në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë-UT. JuST-USAID, Qendra Europiane dhe Fakulteti i Drejtësisë – UT, ftojnë të gjithë studentët e drejtësisë të marrin pjesën në “Trajnimin e Ndërdepartamental në kuadër të Klinikës së Ligjit.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli